Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, reagon pas operacionit të radhës policor të udhëhequr nga SPAK, që coi në arrestimin e 9 zyrtareve të Ministrisë së Brendshme që akuzohen për një tender të madhe me vlerë 2.8 miliarde leke për uniformat e policisë.

Kim shkroi se SPAK po jep rezultate në luftën kundër Korrupsionit.

Sipas diplomates amerikane, abuzimi ose manipulimi i prokurimeve publike është njësoj si të vjedhësh të gjithë qytetarët, për të majmur kuletat e vetes ose të “miqve”.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Postimi i ambasadores Kim në tëitter.

 

 “Na vjen mirë të shohim veprimet e SPAK kundër Korrupsionit. Abuzimi ose manipulimi i prokurimeve publike është njësoj si të vjedhësh të gjithë qytetarët, (përfshirë qytetarët amerikanë, taksat e të cilëve iu japin ndihmë), për të majmur kuletat e vetes ose të “miqve”. Ky është krim”, shkruan ambasadorja Kim.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";