Mjeku i QSUT Ilir Allkja ka reaguar pas arrestimit të kolegut të tij anestezist Fitim Marku pak ditë më parë tek Spitali i Traumës.
Markut, iu komunikua dje vendimi nga gjykata, ku për shkak të gjendjes shëndetësore e lanë me arrest shtëpie.
Ndërkohë që Allkja, në një postim në Facebook, shkruan se edhe ai vetë ka marrë dhurata dhe bakshishë nga pacientë apo familjarë të këtyre të fundit, për shërbimin që bluzat e bardha iu kanë bërë.
Ai thekson se kjo dhuratë nuk është domosdoshmërisht e kërkuar, ndërsa i quan hipokritë ata që e mohojnë një gjë të tillë.
Por mjeku Allkja dënon dhënien e rryeshfetit, si diçka kriminale dhe të pamoralshme, por që po e hasim sipas tij në shumë institucione.
Reagimi i plotë:
PO, KAM MARRË E KAM DHËNË DHURATA!
#Bakshishi, shqip dhurata është një nga fenomenet më të përhapura në Shqipëri e mbarë botën. Njerëz të ndryshëm shprehin mirënjohjen për një ndihmë, vepër a përkrahje në një moment të caktuar nëpërmjet një dhurate.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";Kjo ndodh edhe në mjekësi. Pacientë apo familjarë pacientësh, pas shërimit pregatisin një dhuratë për mjekun që ju ka shërbyer. Kjo dhuratë nuk është e domosdoshme e aspak e kërkuar.
Ata që e mohojnë janë thjeshtë hipokritë.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";#Ryshfeti është dhënia e kushtëzuar e shërbimit mjekësor, e zgjidhjes së një problemi në administratë, polici, e drejtësisë në gjykata etj. Kjo është e paligjshme, e pamoralshme, është kriminale, unë e kam dënuar dhe e dënoj!
Jam shprehur që kam marrë dhurata, (bakshish) dhe kam theksuar që kam pranuar të tilla nga familjarë, kushurinj apo miq të mij për shërbime që kam kryer jashtë institucioneve ku kam punuar, në shtëpitë e tyre, dhe për këtë nuk ndjej turp pasi dhurata(bakshishi pra) ka qenë pa kërkesën time dhe në distancë kohe pas shërbimit.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";Shkatërrimi i besimit mjek-pacient përveç mjekëve të zinj, pazarxhinj ka edhe kontributin e mediave, gazetarëve cinikë, të cilët për ca klikime më shumë hedhin në “sofrën” e sadistëve të rrjetit gjithçka, duke shtrembëruar të vërtetat!