Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, deklaroi se institucioni që drejton ka kërkuar informacione dhe ka nisur verifikimet e nevojshme për arrestimin e avokatit Ulian Barjami në Elbasan, pasi debatit për provat që ky i fundit pati me prokurorin Gjergji Ceka, gjatë një seance gjyqësore.
“ILD ka filluar verifikim e rastit për të cilin do bëhet dhe një njoftim publik”, tha Metani.
Sa i përket kritikave të kryeministrit Edi Rama për prokuroren e Shkodrës, Elsa Gjeli, kryeinspektori Metani tha se “ILD ka në proces shqyrtimi këto ankesa, referuar parashikimeve ligjore”.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
