Enkelejd Alibeaj ka kërkuar lirimin e kryetarit të ish-përndjekurve politikë, Kol Nikolli, i cili u arrestua me akuzën se ka bllokuar Rrugën e Kombit në protestën kundërr rritjes së çmimeve.

 

Ndalimi në kufi i një personaliteti që përfaqëson të përndjekurit politikë, shton Alibeaj, është padyshim prova që ky pushtet është kundër qytetarëve shqiptarë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Ndalimi në kufi si një kriminel, i një personaliteti që përfaqëson të përndjekurit politikë, familjarisht te persekutuat nga komunizmi, siç është rasti i Kol Nikollit, është padyshim prova që ky pushtet është kundër qytetarëve shqiptarë. Në vend që të ndalojnë ata që me aferën e inceneratorëve vodhën 430 milion euro, ndalojnë Kol Nikollin, vetëm se pretendohet se ka dalë krah qytetarëve të vet që ngritën zërin për rritjen e çmimeve. Pra, në shtetin e Edi Ramës, nëse vjedh 430 milion euro, shëtit i lirë e shkon në të gjithë botën, por ama nëse bën detyrën si qytetar i këtij vendi përfundon pas hekurave. PD i kërkon autoriteteve të lirojnë menjëherë kreu e shoqatës së të përndjekurve politikë Kolë Nikolli dhe ti kërkojnë falje publike.”