Xhelal Rraja, vëllai i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja u vë në pranga këtë të mërkurë, pasi rezultonte i shpallur në kërkim nga SPAK.

Ai kthye në të kërkuar të drejtësisë pasi rezultoi të jetë organizator i një atentati që kishte si objektiv eliminimin e ish-deputetit socialist, Arben Ndoka.

Xhelal Rraja akuzohet se është pjesë e grupeve të Durim Bamit e Endrit Dokles, ndërsa mbante nën survejim Arben Ndokën. Ky i fundit, sipas hetimeve, ishte planifikuar të vritej teksa do të ikte për ngushëllim në Rrugën e “Elbasanit”, pasi kishte vdekur një gjyqtar nga Lezha.

Plani dështoi pasi Arben Ndoka, ndonëse ruhej prej disa ditësh nga ata që donin ta eliminonin, pasi nuk u paraqit aty ku pritej.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nga ana tjetër, Ndoka po ashtu kërkohet nga drejtësia, pasi akuzohet se kishte kërkuar të vriste Durim Bamin, pasi dyshonte se ishte i implikuar në vrasjen e vëllait të tij Aleksandër Ndoka.