Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona, të identifikuar si Adrian Dida dhe Anesti Pinderi, pasi u kapën duke shkëmbyer lëndën narkotike me paratë brenda automjetit të këtij të fundit në bulevardin “Zhan D’Ark” në kryeqytet.

 

Uniformat blu kanë sekuestruar 570 gram kokainë, 4 aparate celulare, 2 automjete dhe 889.000 lekë të rinj, që dyshohen se janë përfituar aktiviteti i paligjshëm.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nga veprimet hetimore, ka rezultuar se Dida, 19 vjeç, pasi siguronte sasinë e lëndës narkotike në qytetin e Durrësit, e transportonte atë në Tiranë dhe ia shiste Pinderit, i cili e shpërndante në doza të vogla në zona të ndryshme të Tiranës, kryesisht në zonën e Bllokut, në Rrugën e Elbasanit dhe në afërsi të Piramidës.