Policia e Durrësit ka vënë në pranga dy të rinj në kuadër të operacionit “Blindi”.

Sipas njoftimit, dy të rinjtë e arrestuar u kapën duke qarkulluar me automjet të blinduar dhe të armatosur.

Në pranga u vu shtetasi E. D., 28 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe  dhtetasi E. B., 29 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

“Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin e blinduar me drejtues shtetasin E. D. dhe pasagjer shtetasin E. B. Gjatë kontrollit në automjet u gjetën 1 armë zjarri pistoletë, me krehër me fishekë, një targë ruse e dyshuar e falsifikuar dhe një shumë parash. Arma e zjarrit pistoletë me krehër me fishekë, automjeti i blinduar, një targë ruse e falsifikuar, një shumë parash dhe 3 celularë u sekuestruan”, njoftojnë blutë./vizionplus.tv 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";