Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë kanë vënë në pranga një 16-vjeçar, i cili dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase të mitur.

Sipas njoftimit zyrtar nga Drejtoria Vendore e Policisë Korçë, ngjarja është zbuluar pas një telefonate që e mitura i ka bërë vetë policisë, duke treguar vendndodhjen ku ndodhej me të riun. Menjëherë pas marrjes së informacionit, shërbimet policore kanë ndërhyrë dhe kanë shoqëruar të dy në ambientet e komisariatit.

Burime brenda grupit hetimor bëjnë me dije se pas marrjes në pyetje nga oficerët e policisë gjyqësore dhe pas deklarimeve të dhëna nga të dy palët, është bërë arrestimi në flagrancë i 16-vjeçarit, banues në qytetin e Korçës.

Materialet hetimore i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë për veprime të mëtejshme procedurale.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

/vizionplus.tv