Një 27-vjeçar është arrestuar këtë të mërkurë nga policia e Tiranës.
Sipas njoftimit zyrtar, i riu dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur, 15-vjeç. 27-vjeçari e ka mbajtur në banesë të miturën, pa dëshirën e saj.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin E. Gj., 27 vjeç, pasi dyshohet se ka mbajtur në banesë, pa dëshirën e saj, një 15-vjeçare, të cilën gjithashtu dyshohet se e ka ngacmuar seksualisht. Gjatë kontrollit fizik, të arrestuarit iu gjet një mjet prerës (thikë)”, thuhet në njoftim.
/vizionplus.tv
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";