Zv.kryeministri Dritan Abazoviç ka bërë të ditur se është arrestuar ambasadori i Malit të Zi në Poloni, Budimir Shegrt.

Shegrt për një kohë ishte edhe ministër i Shëndetësisë në Mal të Zi, ndërkohë që ai sot është marrë në pyetje në lidhje me dyshimet për keqpërdorim të detyrës.

Ai dyshohet se e dëmtoi buxhetin e shtetit për 10 milion eurove me rastin e shitblerjes së një klinike.

Pas marrjes në pyetje, i është caktuar masa e ndalimit prej 72 orëve, ka njoftuar sajti malazez CDM.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
“Nuk ka të paprekshëm! Lufta kundër korrupsionit të nivelit të lartë mbetet prioritet! Do të vërtetojmë që shteti është më i fortë se krimi i organizuar”, ka shkruar Abazoviç.

Abazoviqi, pjesë e qeverisë së re të Malit të Zi, ka premtuar luftë të pakompromis të krimit dhe korrupsionit.