Policia e Tiranës ka arrestuar një 25-vjeçar, i cili akuzohet për shitje të lëndëve narkotike.

Në kudër të operacionit “In Time”,  kap në flagrancë në rrugën “Njazi Demi” dhe u vu në pranga shtetasi R. D., 25 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit fizik ndaj 25-vjeçarit dhe kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën 800 gramë lëndë të dyshuar narkotike kanabis dhe një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, që ai i posedonte me qëllim shitjen në sasi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";