Arrestohet kryetari i Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq. Mësohet se në pranga kanë rënë edhe dy punonjës të tjerë të administratës.

Mësohet se Nrekiq, po hetohet per punësime partiake. Arrestimi i tij ka ardhur pas një urhdëri nga  Prokuroria Themelore e Shtetit (ODT) në Ulqin.

Gjithashtu, përveç tij janë arrestuar po ashtu Sead Osmanović, Sekretari i Sekretariatit për Financa të Komunës së Ulqinit dhe Shefi i Bordit Komunal (OO) të Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) Ulqin; Mustafa Gorana, Sekretar i Sekretariatit për Shërbime Komunale dhe Mbrojtjen e Mjedisit; Saubih Mehmeti, Drejtor i Shërbimit të Mbrojtjes dhe Shpëtimit; Milazim Mustafa, Sekretar i Policisë Komunale dhe ish Kryetar i Asamblesë Komunale të Ulqinit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";