Kjo është logoja e re e “Teatrit të Operas dhe Baletit”, e cila është publikuar në faqen zyrtare të institucionit dhe që ka kushtuar 1,845,000 lekë.

Artistët e “Tetarit të Operas dhe Baletit” dhe artistë të artit pamorë kanë denoncuar se logoja e një prej institucioneve më të rëndësishme të artit dhe kulturës,  nuk është gjë tjetër veçse një plagjiaturë, e ngjashme me disa logo te tjera që kushtojnë vetëm 10 dollarë në një faqe e cila dizenjon logo.

Në profilet e tyre në rrjetet sociale, Nikolin Gurakuqi, Armaldo Kllogjeri, Ardian Isufi dhe të tjerë kanë reaguar ndaj kësaj ngjarje e cila vazhdon të mbetet pa të dhënat kyçe.

Institucioni nuk i është përgjigjur asnjërës prej pyetjeve se kush është fituesi, juria që e përzgjodhi dhe kriteret përse kjo punë rezultoi më e mira.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nga ana tjetër, ministria e Kulturës Elva Margariti, pohoi se për këtë çështje do të ngrejë një grup verifikimi.

Afati i fundit i dorëzimit për garuesit ishte data 24 shkurt e 2020-ës.