Një tjetër rrugë e pashtruar në Tiranë u asfaltua. Teksa inspektoi punimet në rrugën “Haki Glina” në Sauk, kryebashkiaku Erion Veliaj u shpreh se po punohet me intensitet në brendësi të lagjeve.

 

ERION VELIAJ

KRYETAR I BASHKISE TIRANE

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Në Shqipërinë e pas viteve ’90 nuk e kemi luksin të zgjedhim ose urbanizimin, ose legalizimin – duhet të ecim njëkohësisht me të dyja. Artan lame dhe skuadra e tij ka ecur me legalizimin, kurse ne me skuadrën tonë, ecim me urbanizimin. Shtëpia ka vlerë kur i ka të dyja: kur i ka edhe letrat, edhe infrastrukturën. Ndaj, vërtet besoj se sot me letrat e legalizimit dhe infrastrukturën që sjell bashkia, si dy shina paralele, e çojnë trenin deri në destinacion.”

 

Sipas Veliajt, jo vetëm çdo rrugë e Njësisë 2 do të shtrohet, por do të ndërhyhet edhe në çdo zonë tjetër të qytetit.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

ERION VELIAJ

KRYETAR I BASHKISE TIRANE

“Njësia 2 do të preket cep e më cep sepse është njësia e dytë për nga renditja, por edhe për nga madhësia, pas Njësisë 5. Është njësi jashtëzakonisht e madhe. Mund të ishte një qytet i dytë ose i tretë i Shqipërisë. Unë besoj fort se nëse vazhdojnë përnatë nga një rrugë e nga një rrugicë, çdo ditë nga një shtëpi, nga një pallat, do e çojmë deri në fund këtë operacion, edhe të legalizimit, edhe të urbanizimit.”

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Erion Veliaj dha një përgjigje edhe për të gjithë skeptikët, duke u shprehur se këto nuk janë punë që bëhen për qëllime elektorale.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";