Gjatë 24-orëve të fundit në Kosovë nuk është shënuar asnjë vdekje Covid, ndërkohë që janë regjistruar 15 raste të reja nga 1713 testime të kryera.

Njoftimi i plotë i IKSHPK: 16 Qershor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 7.492 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 110.097 doza të vaksinës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Deri më sot 13.149 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.713 testime, 15 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 67 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.174.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në total numri i rasteve aktive është 186.