Një person ka mbetur i plagosur nga përplasja e një autobusi me një makinë tip Skoda në aksin rrugor Fier-Patos.

 

Policia bën me dije se 58-vjeçari me iniciale A.T ka qenë duke drejtuar autobusin, kur është përplasur me 21 vjeçarin me iniciale K.L nga Librazhdi, i cili po drejtonte makinën.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nga ky aksident, është plagosur një 20-vjeçare e cila ka qenë pasagjere në mjetin Skoda.

 

Dy drejtuesit e mjeteve u shoqëruan në komisariat, për hetime të mëtejshme.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Fier/Informacion paraprak

 

Në datë 22.05.2023, në aksin rrugor “Fier-Patos”, automjeti tip autobus me drejtues shtetasin A. T., 58 vjeç, banues në Fier, është përplasur me automjetin tip “Skoda” me drejtues shtetasin K. L., 21 vjeç, banues në Librazhd.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Si pasojë e përplasjes, është dëmtuar lehtë pasagjerja në automjetin tip “Skoda”, shtetasja I. L., 20 vjeçe, banuese në Librazhd, e cila pas kontrollit mjekësor, u largua për në banesë.

 

Drejtuesit e automjeteve janë shoqëruar në Komisariat për kryerjen veprimeve të mëtejshme procedurale.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.