Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një pamje të re nga Tiranë, duke prezantuar autobusin turistik që do të shëtisë vizitorët në rrugët e kryeqytetit.

Autobusi ofron një itinerar përmes qendrës dhe zonave historike të Tiranës, duke i dhënë mundësinë vizitorëve të njohin më mirë historinë dhe zhvillimin e qytetit përmes një udhëtimi panoramik.

“MIRËMËNGJES dhe me këtë autobus turistik që shëtit vizitorët nëpër rrugët plot jetë të Tiranës, duke u treguar historinë, ngjyrat dhe gjallërinë e qytetit tonë, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama.

/vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";