Përgjegjësi për masakrën e Çoles, Ani Begaj u njoh këtë të shtunë me dënimin e tij prej 35 vitesh burgim, dënim ky I formës së prerë i dhënë në mungesë.

Në masën e sigurisë arrest në burg do të qëndrojë edhe Elton Begaj, i cili u arrestua së bashku me kushëririn e tij vetëm dy ditë më parë. Seanca ka zgjatur afro 45 minuta.

Këto janë momentet kur Ani Begaj së bashku me kushëririn e tij 26-vjeçar u prangosen nga uniformat blu.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ata ishin duke lëvizur së bashku me një makinë në zonën e Lungomares. Por pasi panë postbllokun e policisë, ata u larguan me shpejtësi drejt lagjes “Pavarësia”. Arratia e tyre nuk zgjati shumë, pasi u kapën në një rrugicë nga agjentët.

 

Gjatë kontrollit Elton Begajt iu gjet dhe një armë zjarri pistoletë, e cila u sekuestrua.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ani Begaj prej 7 vitesh ka qenë në kërkim. Ai është dënuar me 35 vite burg në mungese nga gjykata si autor i dyshuar i masakrës së Çoles, së bashku me Bertil Aliajn. Ndërsa autori tjetër i krimit, Aleksandër Llanaj po vuan dënimin me burgim të përjetshëm. Ngjarja e rëndë ndodhi në vitin 2015, ku pas një konflikti në një kazino mbetën të vrarë për një hark kohor prej 11 sekondash, Albi Limaj, Haki Rakipi dhe Ardi Velaj.

 

Masakra e Çoles ka sjellë disa vrasje të tjerë këto vite, me motiv hakmarrjen.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";