Pedagogu Azmi Stringa teksa ka komentuar krizën energjetike në vend, thekson se ka një mungesë të theksuar transparence.
I ftuar në “Quo Vadis”, Stringa u shpreh se priste që kjo të ishte rregulluar në daljen e tretë të kryeministrit.

“Ka një mungesë të theksuar transparence. Prisja të ishte rregulluar në daljen e tretë të kryeministrit ku koha e transparencës për gjendjen e krizës dhe përmasat mori një të 100 e kohës së fjalimit të tij, gjë që për mua është një absurditet.”, shprehet ai.

Më tej ai ka ngritur pyetjen sa është fatura e ekspozimit që kemi ne gjatë këtyre gjashtë muajve dhe si i kemi rezervat hidrike dhe financiare.

“Ne kemi një krizë përpara sa është fatura e ekspozimit që kemi ne gjatë këtyre gjashtë muajve. Dhe pastaj pasi ti bën këtë faturë shtron pyetjen si i kemi ne ato që quhen rezervat hidrike dhe financizre. Këto dy tregues nuk na jepen.”, thekson Stringa.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";