Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që t’iu dërgojë mesazh talibanëve se janë duke shkuar në drejtim të gabuar.

 

“Ndikimi ynë për atë që ndodh brenda Afganistanit është shumë i kufizuar. U përket talibanëve që të marrin vendime racionale që janë në interesin e tyre, ndonëse ashtu nuk janë duke vepruar tani”, ka thënë Bearbock gjatë një vizite në Islamabad, duke paralajmëruar se Afganistani mund të përballet me katastrofë humanitare.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

“Nuk është faji i popullit afgan që Qeveria e tyre është përmbysur nga talibanët”, ka thënë ajo të martën në një konferencë të përbashkët me homologun e saj nga Pakistani, Bilawal Bhutto Zardari.

 

Baerbock ka thënë se Gjermania dhe Pakistani kanë ristrukturuar sistemin e tyre për të dërguar refugjatët afganë në Gjermani përmes Pakistanit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Sipas saj, më shumë se 14,000 afganë, që kanë qenë veçanërisht në rrezik, kanë mundur të udhëtojnë në Gjermani në muajt e fundit.

Prej marrjes së pushtetit vitin e kaluar – teksa trupat ndërkombëtare kanë përmbyllur misionin në Afganistan – talibanët janë zotuar se do të udhëheqin më ndryshe sesa kur kanë qenë në pushtet për herë të parë më 1990.

Megjithatë, komuniteti ndërkombëtar i ka parë me rezerva këto qëndrime duke thënë se është vërejtur kthim mbrapa, sidomos te të drejtat e grave.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";