Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj priti sot në një takim pune Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim.

 

Gjatë takimit, të dy palët shprehën vlerësimin për partneritetin strategjik mes dy vendeve tona, si dhe diskutuan çështje të rëndësishme, që kanë të bëjnë me fusha jetike të bashkëpunimit dypalësh, si: energjia, siguria, reforma në drejtësi, sfidat aktuale globale, etj.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gjithashtu, në kuadër të mandatit të Shqipërisë, si anëtare jo e përhershme në Këshillin e Sigurimit, u bisedua për bashkëpunimin e shkëlqyer të deritanishëm mes dy vendeve.

 

Të dy palët shprehën vullnetin për të vijuar bashkëpunimin e ngushtë dhe bashkërenduar qëndrimet edhe në të ardhmen për çështje të interesit të përbashkët.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";