Me debate është zhvilluar seanca e sotme plenare mes kreut të Grupit Parlamentar të PS-së Taunalt Balla dhe kryedemokratit Sali Berisha. Balla akuzoi Berishën se sulmoi ambasadorin e BE-së në vendin tonë, Silvio Gpnzato.
Më herët Berisha kishte deklaruar se ligji për barazinë gjinore dhe që shkatërron familjen tradicionale shqiptare është bërë me ndikimin e diplomatit të Unionit dhe i bëri thirrje Gonzatos të tërhiqej.
Ky moment shërbeu si arsye që Balla nga foltorja të përgjigjej ndaj Berishës dhe të deklaronte se do i drejtohej Komisionit të Etikës që të merreshin masa ndaj kreut të selisë blu, i cili duhet të jepte shpjegime.
Berisha tha se ai i respekton ambasadorët dhe në asnjë moment nuk e ka fyer Gonzaton.
Balla: Dënoj ashpër sulmin që sapo ndodhi këtu ndaj ambasadorit të BE-së, Silvio Gonzato. Ky sulm ndodhi nga një njeri që ka 35 vite që sulmon ambasadorët dhe që bie ndesh me interesin tonë kombëtar dhe me partnerët ndërkombëtare dhe me parimin dhe objektivin se Shqipëria në vitin 2030 do jetë anëtare e BE-së. Por ju nuk e doni vendin të integruar në bashkimin Evropian. Ne do depozitojmë kërkesë te Komisioni i Etikës për këtë rast që deputeti të japë shpjegime për këtë sulm ndaj ambasadorit. Në fakt SHBA e ka shpallur non grata zotërinë pikërisht për sulmet ndaj partnerëve dhe ambasadorëve ndërkombëtarë”.
Berisha: Nuk kam fyer asnjë ambasador të huaj. I kam kërkuar zotërisë, meqënëse ka kërkuar të ndëhyrë në procedurën e brendshme të Parlamentit, tu paraqesë shqiptarëve cila direktvë evropine bën fjalë për përkatësi të shumëfishtë gjinore, për gjini në diversitet të gjerë. Kjo e para! Së dyti, nuk ka njeri që respekton ambasadorët më shumë se unë, por dua më shumë vendin dhe kombin tim.
