Pas përfundimit të seancës në Gjykatën Kushtetuese për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, përfaqësuesi i Kuvendit, Taulant Balla, dha një deklaratë për mediat, ku kërkoi ruajtjen e një heshtjeje institucionale deri në daljen e vendimit të gjykatës.

 

Sipas tij, Meta, dhe partitë politike duhet të presin në heshtje vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila do të shprehet me të gjitha arsyetimet brenda afatit 30-ditor.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Vendimet për rrëzime apo pranime i merr vetëm Gjykata Kushtetuese. Ne kemi detyrimin që nga ky monument, që është mbyllur procesi, të respektojmë pavarësinë e vendimmarrjes së Gjykatës Kushtetuese. Mendoj se nga momenti i përfundimit të procesit, të gjithë ne kemi detyrimin, përfshirë Presidentin, partitë e kushdo tjetër, të ruajmë heshtjen institucionale, derisa Gjykata Kushtetuese, brenda afatit 30-ditor, të shprehet, me gjithë arsyetimin. Procesi ka qenë për t’u përshëndetur. Mendoj se çdo deklaratë e imja apo e palëve të tjera të përfshira në proces nuk do i bënte mirë procesit”, deklaroi Balla.