Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla e ka cilësuar turp të BE mosliberalizimin e vizave për Kosovën.

 

Në një konferencë të përbashkët për shtyp me deputetin e Bubdestagut gjerman, Adis Ahmetoviç, i cili ndodhet në Tiranë, Balla tha se brenda këtij viti BE duhet të marrë një vendimin për lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Është e rëndësishme se siç vepruam të gjithë në unison me Rusinë kështu duhet të qasemi të gjithë për sfidat e reja. Edhe Kosova dhe Bosnja duhet të marrin statusin e vendit kandidat. Nuk mund të presim më. Liberalizimi i vizave ka të bëjë me kredibilitetn e BE. Vonesa është një turp i BE, sa kohë që i vetmi mur i rrethuar me gardh me tela është Kosova. Krahas mbajtjes së konferencës së parë, BE të marrë vednimin që brenda këtij viti qytetarët e Kosovës të lëvizin lirshëm në BE. Është turp, sepse kjo duhet të kishte ndodhur pesdë vite më parë. Kosova bëri gjithçka, ndryshoi edhe kufijtë e vet”, tha Balla.