Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla deklaroi sot në seancën plenare se personat Non Grata nuk lejohen të blejnë prona në portin e ri të Durrësit.

 

 

Sipas Ballës qeveria shqiptare ka qenë shumë e kujdesshme që një ndër kushtet që i vendoset investitorit është që asnjë qindarkë nga burime personash të shpallur non grata nga SHBA apo persona nën sanksione të mos arrijë të penetrojë në investim.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

 

“Të gjitha gënjeshtrat që tha Saliu për emra personash që lidhen me fondin e Emiratet e Bashkuara Arabe në këtë investim asnjë prej personave me mbiemrat e çuditshëm nuk është pjesë në këtë investim. Saliu është mashtrus. Qeveria shqiptare ka qenë shumë e kujdeshshme që një ndër kushtet që i vendoset investitorit është që asnjë qindarkë nga burime personash të shpallur non grata nga SHBA apo nga persona nën sanksione të mos arrijë të penetroje në investim. Bërtitja e Saliut vika nga fakti që Saliu, Zeni apo e të tjerë nuk do të kenë mundësi të blejnë prona në Portin e Ri të Durrësit”, deklaroi Balla.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";