Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar nga Fieri ndaj opozitës që sulmon investimin në Portin e Ri të Durrësit.
Përmes një reagimi në facebook, Balla shkruan se ‘Aleanca e Rublave’ po shpif e sulmon një nga kompanitë më prestigjoze të Lindjes së Mesme për llogari të bordorosë ku, sipas Ballës, ata firmosin çdo ditë.
Balla ka rikutjuar edhe një herë përfitimet e Shqipërisë nga projekti duke nisur nga impakti ekonomik, zhvillimi i turizmit tek punësimi i rreth 12 mijë personave.
“Çfarë s’po shpifin non-grata&co ndaj një prej kompanive më prestigjoze të Lindjes së Mesme dhe një prej investitorëve më të vlerësuar në industrinë globale të turizmit, që është fat, nder dhe mundësi e paçmuar t’i angazhojmë si partnerë të shtetit shqiptare në zhvillimin e Durrësit dhe në fakt gjithë Shqipërisë, si efekt i madh ekonomik.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";Duhet ta kuptoni se Aleanca Rublave do të vazhdojë të sulmojë Portin Turistik të Durrësit, për hesap të bordorosë ku ata firmosin çdo ditë. Nuk ka shqiptare e shqiptar që nuk e ka kuptuar që ky është një turp dhe një poshtërsi e madhe në dëm të interesit të vendit.
Projekti ka një vlerë investimi mbi 2 miliardë Euro me një impakt ekonomik direkt që përfshin të gjithë të ardhurat që do të gjenerohen nga zhvillimi i kësaj zone, si të ardhurat nga shitja e apartamenteve, hoteleria, ankorimi i anijeve e jahteve, etj. ��Impakti Direkt përfshin gjithashtu punësimin e rreth 12.000 personave, fillimisht në ndërtimin e kësaj zone, më pas gjatë menaxhimit të saj si punësimi në hotele, në restorante, në njësi biznesi dhe shërbimesh. Zhvillimi i zonës do të sjellë për Durrësin përmirësim të infrastrukturës dhe faciliteteve urbane, forcimin e komunitetit, ofrimin e shërbimeve sociale, rivitalizimi të artit dhe kulturës në një mjedis turizmi elitar.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
FierVijojmë takimet tona organizative. Duhet një fitore edhe më e thellë sesa më 25 Prill në zgjedhjet e 14 Majit 2023″– shkruan Balla.