Ish deputeti i PD, Klevis Balliu thotë se kryeministri Edi Rama duhet të arrestohet, sipas tij, për vjedhjet që po bën.

 

Në studione “Quo Vadis” ku po diksutohet për listën e shqiptarëve të shpallur non grata nga SHBA, Balliu tha se nuk pret që Rama të futet në këtë listë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Nuk pres që Rama të shpallet non grata por të arrestohet për vjedhjet që bën. Unë s’ hyj te ata persona që vjedhjet për inceneratorët i ka bërë Alqi Bllako dhe Rama nuk di gjë. Koka është ai, inceneratorët janë komplet krijesë e tij. Ku është inceneratori i Tiranës, më lehtë gjen Eskobarin sesa inceneratorin e Tiranës”, tha Balliu.