Ish kryeministri Sali Berisha ka marrë fjalën përpara mbështetësve të tij në protestën e thirrur kundër vizitës së Vuçiç në Tiranë.

 

Berisha deklaroi se Ballkani i Hapur është një projekt djallëzor me të cilin kërkohet ndarja e Kosovës. AI e cilësoi këtë nismë, si një përpjekje të hapur për të vendosur hegjemoninë serbe në Rajonin e Ballkanit.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Ne jemi, kemi qenë dhe do të mbetemi të angazhuar për një bashkëpunim të frytshëm rajonal, në kuadër të integrimeve Evropiane dhe Euroatlantike. Kjo është një protestë kundër një projekti i cili shkon në kurriz të mbarë kombeve të Ballkanit. Kjo protestë është kundër një projekti i cili është refuzuar në mënyrë kategorike nga Bosnja-Hercegovina, Mali i Zi e Kosova. Është shpallur si kërcënim nga Kroacia. Ky projekt nuk synon gjë tjetër veçse influencës serbe në këtë Rajon. Ne jemi këtij projekti sepse historia ka faktuar se një nga dështimet e mëdha në Ballkan dhe Evropë ka qenë ideja e hegjemonizmit serb në gadishullin tonë.

 

Në fillimet e tij ky projekt rindërtoi hartën e rajonit, duke fshirë Kosovën si shtet i pavarur. Më vonë, projekti mori emrin Ballkani i Hapur, për të nderuar autorin apo propagandistin e shoqërisë së hapur i cili nuk ngurronte të promovonte ndarjen e Kosovën mbi bazën e linjave etnike të pastërta. Miqtë e mi, sot ne protestojmë si shqiptarë në këtë shesh, sepse mini-Ballkani i Hapur është projekti me të cilin Buçiç dhe Rama kanë rrethuar Kosovën në një darë armiqësore.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në projektin djallëzor në projektit të Ballkanit të Hapur, është një përpjekje aventurierë për të kundërshtuar nismën e Berlinit. Lexoni letrën e tyre të sotme që këta aventurierë i drejtuan Brukselit, në asnjë rresht e vend nuk flasin për vende të Pavarura, të barabarta. Në asnjë vend e fjalë e rresht nuk bëhet fjalë për popuj sovranë por për popuj në konceptin e vjetër Jugosllav”.