Ish-Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, i është bashkuar protestës së sotme të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

 

Gjatë fjalës së tij, Nishani i ka drejtuar akuza qeverisë teksa tha në këto 8 vite ka pasur dhjetëra abuzime, e afera e inceneratorëve është një pjesëz e tyre.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndër të tjera, Nishani theksoi se Ballkani i Hapur është një projekt i mbrapshtë anti-amerikan dhe u shpreh falënderues ndaj qytetarëve që kanë dalë në shesh për ta kundërshtuar atë.

 

“Juve sonte në këtë shesh e këtë betejë që po nisni ju ka bashkuar misioni për të luftuar hajninë dhe tradhtinë bashkë. Prej 8 vitesh qeverisje të këtij regjimi ka punuar për xhepat e saj dhe armiqtë e Shqipërisë. Këto vite korrupsioni e skandalet na kanë imponuar të na i kthejnë ato në kulturën e përditshme. Afera më e fundit e inceneratorëve është vetëm një pjesëz e vogël e masakrës së 8 vite të kësaj qeverie. Kujt mund t’ia rrokë mendja që mund të ndodhin vjedhje të masakrave të tilla në sytë e ligjit, e askush nuk përgjigjet.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Mund të ndodhë në një vend normal që në një ditë të vetme të themelohet kompania private, të regjistrohet në zyrat e shtetit, të futet në garë në tender e ta fitojë atë. Kjo ka ndodhur në skandalet e hajnisë së pa fre të kësaj qeverie. Hajnia e gjen kurajon te frika që ka ndaj ligjit. Historia na ka mësuar që hajnia dhe tradhtia janë bashkë. Shqiptarët janë faktori kryesor i stabilitetit në Ballkan.

 

Ne kurrë nuk kemi qenë kundër bashkëpunimit, ne kurrë nuk kemi qenë kundër bashkëjetesës, ne kurrë s’kemi qenë kundër respektit. Por ne kurrë nuk pranojnë rikthimin e influencës serbe në rajon. Të dashur miq, i ashtuquajturi Ballkani i Hapur është projekti më i mbrapshtë anti-amerikan. Hajnia dhe tradhtia mund të marrin peng një njeri, por kurrë një popull të tërë që është dhe do të mbetet në këmbë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Së pari dua të shpreh mirënjohjen për demokratët e këtij vendi që i dalë zot shtëpisë së tyre politike, të lirisë, duke e rikthyer në misionin për t’i prirë opozitës shqiptare, ku hajnia s’do të gjej vrimë për t’u futur dhe tradhtia do të përballet me secilin prej jush. Zoti ju bekoftë e ju dhëntë dritë në këtë betejë të madhe”, tha Nishani.