Një ditë pas lajmit se SPAK ka marrë nën hetim zëvendëskryeministren, njëherësh ministren e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku, kreu i qeverisë Edi Rama ka reaguar për DW, duke thënë se nuk ka asnjë koment, por inkurajon drejtësinë të bëjë punën e saj.

Rama: Nuk kam asnjë koment për asnjë rast. Siç e kam thënë, ne kemi punën tonë, drejtësia ka punën e vet dhe deri kur cështje të caktuara marrin formën e tyre të prerë, të gjithë njerëzit janë të pafajshëm dhe janë të padënueshëm nga gjykata popullore e politikës dhe e mediave që i shërbejnë politikës.

Ditën e djeshme, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi përmes një reagimi në Facebook deklaroi se Balluku është mattë nën hetim nga SPAK dhe të hënën është thirrur në prokurori si e pandehur.

Bardhi u bëri thirrje ndërkombëtarëve të cilët kanë interes në mbrojtjen e integritetit të SPAK, të monitorojnë nga afër çështjen në mënyrë që ky institucion të mos i nënshtrohet presionit politik apo kriminal.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në mes të majit të vitit të kaluar Balluku dëshmoi për më shumë se 3 orë ndërsa tha jashtë dyerve të prokurorisë se u pyet për inceneratorin e Tiranës.  Në pranga ka përfunduar edhe vartësi i saj Evis Berberi, drejtori i ARRSH për korrupsion.

SPAK i pyetur zyrtarisht nga Vizion Plus një ditë më parë, tha se nuk ka asgjë për të ndarë me median./vizionplus.tv