Gazment Bardhi gjatë fjalës së tij në Kuvend ka kërkuar sërish që të futet në rend dite interpelanca që ai ka kërkuar me kreun e qeverisë Edi Rama, lidhur me akuzat që ai ka hedhur për vëllanë e kryeministrit për laboratorin e drogës në Xibrakë.

Bardhi: Duhet të nisim menjëherë me seancën. Pika e parë, e cila nuk është futur në rendin e ditës duhet të jetë interpelanca me kryeministrin për laboratorin e drogës në Xibrakë.

Sa i përket Amnistisë Penale, Bardhi tha se ndryshe nga Amnistië e tjera të miratuara ndër vite, me amendamentet e propozuara dje nga grupi parlamentar i PD-së do të ketë tre risi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Bardhi: Ne kemi paraqitur disa amendamente dhe unë ftoj secilin koleg që ka shqetësim dhe e ka vërtet shqetësim, jo për të bërë politikë me Amnistinë, të bëjë amendament dhe Kuvendi të ketë mundësi ta shqyrtojë. Në amendamentin e propozuar nga grupi i PD ka tre risi krahasur me amnistitë që janë miratuar në periudha të shkuara. Tre janë risitë e këtij projekti qe ne do të votojmë sot dhe që bëhehn të mundura falë amendamentit të PD. E para, gjithë protestuesit… ne kemi marrë përsipër të parashikojmë faljen. Së dyti, asnjë anëtar i krimit të organizuar nuk përfiton nga Amnsitia dhe risia e tretë, është që asnjë subjekt i posaçëm i dënuar nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit apo që është në ndjekje penale nuk përfiton nga Amnistia./vizionplus.tv