Sekretari i përgjithshëm Gazment Bardhi do të mbledhë sot në orën 19.00 Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike.  Mbledhja do të zhvillohet online dhe vetë Bardhi do të drejtojë mbledhjen nga ambjentet e Kryesisë së Kuvendit. Ai ka thirrur në mbledhje anëtarët e Këshillit të zgjedhur në korrikun e vitit 2021 para se PD të përçahej dhe për herë të parë do të jenë së bashku mbështetësit e Berishës e ata teëdeputetëve të drejtuar nga Gazment Bardhi.

 

276 anëtarët e Këshillit Kombëtar që kanë konfirmuar prezencën në mbledhje janë bashkuar për të penguar procesin e zgjedhjes se kryetarit të ri të PD të shtunën; një garë ku favorit është Lulzim Basha. Nga ana tjetër kryesia e PD ku shumica janë mbështetës të Lulzim Bashës e ka shpallur të paligjshme mbledhjen e sotme të Këshillit.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas Kryesisë, sekretari i përgjithshëm Bardhi nuk ka kompetencë të mbledhë Këshillin, duke theksuar se në 29 korrik Partia Demokratike do të zgjedhë kryetarin e ri. Gara e të shtunës është shoqëruar me përplasje të ashpra mes Gazment Bardhit dhe Lulzim Bashës, pasi Bardhi e ka akuzuar ish-kryetarin se po synon të krijojë një parti private.