Fshatrat e Elbasanit, sipas Partis Demokratike jan të braktisur dhe pa asnjë investim në 8 vitet e fundit.

 

Sipas sekretarit t prgjithshm t PD, Gazmend Bardhi m 25 prill vjen ndryshimi.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në fshatrat Balëz dhe Rrile që janë vetëm pak kilometra larg Elbasanit, çdokush kupton se çfarë ka ndodhur me qeverisjen këto 8 vite. Braktisje totale dhe lënie e njerëzve në mëshirën e fatit. Asnjë investim në rrugë, në ujësjellësa, në kanalizime, vaditje, asnjë subvencionim për bujqësinë dhe blegtorinë.

 

Gazment Bardhi tha se PD pas 25 prillit do të rishikojë ndarjen territoriale, do të bëjë korigjimet e duhura, pasi janë shumë ish-komuna dhe shumë fshatra që nuk marrin asnjë shërbim.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

“Ne do ta zhbëjmë Reformën Territoriale, nuk ka nevojë për 450 njësi administrative sa cc’ishin para 2015-ës, por 120 deri në 150 njësi administrative Shqipëria ka nevojë. Do të tentojmë ta bëjmë me ligj dhe na duhen 84 mandate.”

 

Bardhi u shpreh se program i PD parashikon subvencionim për bujqësinë dhe blegtorinë, sipas dynymëve dhe krerëve të bagëtive, dhe vetëm me kartën e identitetit, duke hequr burokracitë e pengesat që ka vënë qeveria.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

“Përqëndrimi ynë është të nxjerrim fshatin nga mjerimi, sepse po nxorëm fshatin nga mjerimi kemi nxjerrë 50% të popullsisë. Braktisja ka ardhur prej dy faktorësh, e para, i konsederojnë njerëzit si dele, i varfërojnë me idenë që të vijnë t’i blejnë ditën e votimit. Prandaj e kanë braktisur fshatin dhe Elbasanin për tetë vite dhe e dyta bënë Reformën Territoriale me idenë që do kishin më shumë mundësi për investime, ju vunë disa taksa shtesë, ju mbytën me gjoba. Ju rrisin taksat dhe i ccojnë tek Bashkia e Elbasanit që ai të ndërrojë pllakat. Rama tha se ka shpërndarë 95 milionë euro vitin që shkoi. I ka marrë Bullai, i ka marrë Gjergj Luca dhe i kanë marrë shokët e Taulant Ballës”, tha Bardhi.