Kreu i grupit parlamentar të PD Enkelejd Alibeaj ka informuar Ilirjan Celibashi në lidhje me dokumentacionin e kërkuar më herët nga KQZ për regjistrimin e PD në zgjedhjet e 14 majit.

Alibeaj ka njoftuar Celibashin se Lulzim Basha është dorëhequr si kryetar i PD më 21 mars 2022 dhe dokumentacioni i paraqitur është i plotë.

 

Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Indrit Sefa i është drejtuar sot Komisionit Qendror të Zgjedhjeve me një njoftim dhe kërkesë për të vijuar me regjistrimin e PD në zgjedhjet lokale të 14 majit, edhe pa dokumentacionin me firmën e Lulzim Bashës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

 

Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi, ka deklaruar se asnjë parti politike nuk mund të regjistrohet në zgjedhje, nëse deklarata e kryetarit të partisë nuk shoqërohet me nënshkrimin e tij.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas tij, në dokumentacionin e dorëzuar mungonte dhe deklarimi formal për dorëheqjen e Bashës dhe “në vlerësim të këtyre fakteve, nuk ka asnjë mundësi që të injorohet kjo kërkesë e kodit zgjedhor”.

 

Alibeaj deklaroi mbrëmjen e të premtes se nuk do të ndryshojë qëndrim për kërkesën e kreut të KQZ-së, Ilirjan Celibashi për dorëzimin e një dokumenti të firmosur nga Basha, pasi përndryshe rrezikon regjistrimin në zgjedhjet lokale.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";