Ish-kryeministri Sali Berisha, ishte sot në Njësinë Administrative Guri i Zi në Shkodër, ku prezantoi kandidatin Bardh Spahia, i cili do të garojë për kryetar bashkie në 6 mars.

 

Gjatë fjalës së tij para mbështetësve, ai nuk ngurroi të sulmonte kryedemokratin Lulzim Basha, të cilin e quajti një frikacak, që nuk përmendte dot emrin e Ramës e nuk shkonte nëpër zona të caktuara kur kërcënohej.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Revolucioni ynë nuk do ndalet pa sjellë PD-në në pushtet. Unë iu garantoj se sikur Lulzim Basha të kishte çerekun e guximit të Jozefina Topallit apo të Voltana Ademit, do të kishte sjellë PD-në në pushtet patjetër. Kur fliste, nuk thoshte një fjalë kundër Ramës, ishte frikacak. I biri i një krimineli në Fushë Krujë i ka thënë mos të bëjë fushatë e nuk ka shkuar. E gjuajtën Jozefina Topallin me kallash në Vlorë e ka shkuar 10 herë, politika është për të qëndruar në çdo rast. Ne nuk ka forcë që na ndalon, pa përmbusur këtë narko-shtet”, tha Berisha.