Ish kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli nuk ka kursyer akuzat ndaj ish kryetarit të PD, Lulzim Basha. Në studion e “Quo Vadis” Topalli tha se Basha ka qenë aktori kryesor i degradimit të misionit dhe opozitarizmit.

 

Lulzim Basha ka qenë aktori dhe arsyeja themelore e degradimit të misionit të të opozitarizmit. Fenomeni që ka sjellë kjo sjelle gjatë 9 viteve është për tu fiksuar mire. Unë mendoj se Basha është kapitull i mbyllur, kapitulli më i turpshëm i historisë së tre dekadave”, tha Topalli.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ajo theksoi se branda grupit ka disa deputetë që nën udhëzimet e Bashës po mundohen të pengojnë ringritjen e PD.

 

“Ka disa brenda grupit që nën udhëzimet e tij po mundohen të pengojnë ringritjen, rimëkëmbjen morale të PD. Përdorimi si manekin nga qeveria i disa deputetëve është një përpjekje që të futin thikën edhe më shumë në plagën e opozitës. Përdorimi i atyre që kanë ardhur nga votat e demorkatëve është më e shëmtuar”, tha Topalli.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";