Kreu i PD Lulzim Basha ka reaguar pas arrestimit të ish ministrit të Mjedisit, Lefter Koka.

 

Basha tha para mediave se arrestimi i ministrit të Ramës provon se akuzat e opozitës kanë qenë të bazuara.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Nuk ka qytetar që e beson se ky është peshku i madh. E dinë të gjithë që 17 vendime qeverie në një ditë nuk i nxirrte dot një ministër. Emrat që qendrojnë pas kësaj afere janë ato të Edi Ramës, Damian Gjiknurit, Erion Veliajt, Arben Ahmetajt”, u shpreh Basha.

 

Më tej ai theksoi se për sa kohë që nuk ka veprim të plotë për këtë aferë, nuk mund të thuhet që është ditë triumfi për drejtësinë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Për sa kohë që nuk ka veprim të plotë për këtë aferë të tmerrshme korruptive e cila ka varfëruar më shumë xhepat e shqiptarëve nuk themi që është një ditë triumi për drejtësinë. Çfarë bëhët me kokat e kësaj afere, paratë e kujt po pastronte ministri i Ramës që është arrestuar sot?”, u shpreh Basha.