Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbledhur këtë të martë Kolegjin e Kryetarëve. Në fjalën e tij, Basha ka vënë theksin tek Kuvendi Kombëtar, i mbajtur të shtunën.

 

Kryedemokrati falenderoi delegatët e PD, ndërsa nënvizoi se kjo forcë politike po i nënshtrohet një reformë që do e çojë përpara.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Pjesëmarrjet në Kuvendet Kombëtare që për fat të mirë janë të dëshmuara nga media nuk janë thjesht mbledhje të delegatëve, mesazhet që jepen në fjalimet e delegatëve, po ashtu fryma që përçohet përmes pranisë së tyre është një tregues i qartë. Duke përsëritur dhe njëherë mirënjohje dua ti drejtohem delegatë të Kuvendit të PD i falenderoj edhe njëherë për pjesëmarrjen, vetëdijen politike dhe integritetin. Në themel të të gjithë kësaj qëndron një vetëdije e përbashkët se PD nuk ekziston për t’i shërbyer vetes së saj por për t’i shërbyer interesit të saj. Kjo vetëdije na ka mbajtur gjallë në furinë e goditjeve të njëpanjëhsme nga të tre këndet e kastës së vjetër politike që motiv kanë interesat e kësaj kaste politike të lidhura me interesat financiare dhe kriminale që po dalin e po shpalosen para botës si pasojë e hetimeve të strukturave të posaçme”, tha Basha.

 

Basha shtoi se demokratët kërkojnë që PD të ketë në qendër njerëzit dhe jo intereset personale.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";