Lulzim Basha ka mbledhur sot Kuvendin Kombëtar, ku do të përcaktohet rruga ku do të ecë partia demokratike në 4 vitet e ardhshme.

 

Momenti me i rëndësishëm i këtij kuvendi është fjala e Bashës dhe mesazhet, që ai do tu përcjellë mbështetësve të tij sot, kur partia demokratike është në momentin më të vështirë, pasi është e përçarë në 3 grupime.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kuvendi do të miratojë statutin e ri të partisë demokratike.

 

Në këtë dokument bie në sy se forcohet roli i kryetarit të partisë dhe Lulzim Basha do të marrë edhe drejtimin e grupit parlamentar, post i cili mbahet nga kritiku i tij Gazment Bardhi.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gjithashtu në statut bie në sy se nuk ka asnjë detyrim që kryetari të japë dorëheqjen në rast se humb zgjedhjet. Krahas statutit Kuvendi do të miratojë sot edhe anëtarët e këshillit kombëtar, duke i krijuar mundësinë Bashës të zgjedhë ekipin e ri me të cilin do të drejtojë partinë demokratike.