Një ditë pasi mazhoranca vendosi që e drejta e vetos së Partisë Demokratike në realizimin e reformës zgjedhore t’i përkasë Lulzim Bashës, ish- kryeministri Sali Berisha paralajmëroi reagim të ashpër të opozitës në parlament.

 

Gjatë një konference me gazetarët, Berisha theksoi se 50 deputetë të opozitës kishin vendosur që përfaqësuesi i tyre në komisionin e reformës elektorale të ishte Oerd Bylykbashi, dhe Partia Socialiste nuk ka asnjë të drejtë të përcaktojë se kush është përfaqësuesi i Partisë Demokratike.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

SALI BERISHA

 

“Opozita, në ditët në vazhdim, do të shqyrtojë situatën shumë kritike të krijuar nga votimi i djeshëm në parlament dhe do të dalë me konkluzionet e saj. Ajo çka fakton dita e djeshme, fakton se Rama dhe pluralizmi janë të papajtueshëm, se Edi Rama nuk pajtohet me pluralizmin politik të vërtetë në Shqipëri.”

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në kushtet kur as bashkimi me kreun e grupit parlamentar të PD Gazment Bardhin nuk po e ndihmon liderin historik të PD të marrë logon dhe vulën e Partisë Demokratike në parlament apo në gjykatë, zërat për krijimin e një force të re politike janë shtuar, por vetë Berisha mbetet kundër kësaj ideje.

 

 

“Gjë e cila është normale si diskutim, por mendimi im është ky se para një padrejtësie, njeriu nuk tërhiqet. Ne do bëjmë një luftë deri në fund me Edi Ramën, i cili pa diskutim kërkon të mbajë peng logon tonë me Lul Pengun dhe Alibashën. Por e drejta është me ne. “

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Por për të gjithë ata deputetë që mbështesin Gazment Bardhin e kërkojnë një Parti Demokratike pa Sali Berishën, lideri historik i PD ka një përgjigje të prerë.

 

“Se çfarë kërkon X apo Y, njëri apo tjetri, secili i ka rrugët e hapura për të ndjekur çdo procedurë që do.Kurse unë ndjek në mënyrë transparente ato që kam deklaruar.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Rikthimi i Sali Berishës është një realitet jashtëzakonisht i veçantë.”

 

Prej 5 shtatorit Sali Berisha e Gazment Bardhi së bashku me rreth 50 deputetë opozitarë janë takuar rregullisht për të koordinuar betejën në parlament, por deri tani as Gazment Bardhi e as 17 deputetë që ai ka me vetë nuk e njohin Berishën si kryetar të Partisë Demokratike.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";