Ish kryeministri Sali Berisha ka dalë para mediave pas përfundimit të Kuvendit i cili u zhvillua në stadiumin “Air Albania”.

 

Berisha e cilësoi Kuvendin si më të jashtëzakonshmin në historinë e Shqipërisë. Ai theksoi se triumfi i lirisë që bufon nga idealet dhe zemrat e anëtarëve të PD është triumfi më madhështor.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Së pari duhet të përshëndes sot demokratët shqiptarë kudo që ndodhen. Më e jashtëzakonshmja në historinë e lirisë së shqiptarëve në kuptimin që ky Kuvend ishte vepër e anëtarëve të lirë të Partisë Demokratike. I pari i këtij lloji në historinë e pluralizmit në Shqipëri. Triumfi i lirisë që bufon nga idealet dhe zemrat e anëtarëve është triumfi më madhështor, triumfi më magjik më mahnitës i të gjithë triumfeve të tjera”, u shpreh Berisha.

 

Ndërkohë i pyetur për kreun e PD, Lulzim Basha, ai e cilësoi si një kufomë poltike.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Për peng bashën nuk do të doja që të flisja fare për të sot. I rrethuar me bataljonin e policisë së Edi Ramës, ç mund të flasësh për të.
Është një kufomë politke dhe asgjë më shumë”, theskoi Berisha.

 

Ndërkohë përsa i përket marrjes së selisë blu, Berisha tha: Selia është një dhe vetëm një, selia e demokratëve është ajo që ndodhet aty dhe do të shkojmë absolutisht në momentin më të parë që do të vendosim. Nuk është seli e pengjeve e rrethaur me blindat dhe bandat e Edi Ramës.
Ramës i them hiq dorë nga çdo lloj përpjekje për t’i garantuar mbijetesë pengut tënd sepse në mënyrë absolute ky revolucion do të kthehet tek ti”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";