Deputeti i PD Oerd Bylykbashi ka lënë të hapur mundësinë që Lulzim Basha mund të bëhet president, i mbështetur nga kryeministri Rama.

 

Këtë tezë, Bylykbashi e bazon në propozimin që Basha ka hedhur për zgjedhjen e presidentit nga populli, që sipas deputetit një gjë e tillë do të rrezonte republikën parlamentare që është në Shqipëri.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ajo që po bëjmë ne është për të krijuar masën e presionit dhe tërheqjen e vëmendjes së opinionit publik dhe ndërkombëtarëve që kjo situatë të zhbllokohet. Ne i kemi vënë dy kushte, një është ngritja e komisioneve hetimore dhe tjetri është kthimi në duart e opozitës reale të instrumentave të komisionit të reformës zgjedhore. 50% i takon opozitës dhe bashkëkryesimi duhet të jetë prej tyre. Nga ana tjetër, vetoja që është në dorën e bashkëkryetarit të opozitës duhet ta ketë opozita reale. Aktualisht e ka Basha. Objektivi i Ramës është i qartë. Askush nuk mendon që Basha të jetë president me votë. Basha ka propozuar një gjë të ccuditshme që presidenti të zgjidhet nga populli. Për këdo që kupton minimumin e Kushtetutës dhe të sistemeve të qeverisjes, e dinë që presidenti nga populli  do e bëjë një republikë gjysëm parlamenatre gjysëm presidenciale.