Deputeti i PD, Edmond Spaho ka qenë i ftuar mëngjesin e sotëm në studion e “7pa5”.

 

Spaho ka folur lidhur me vendimet e kryedemokratit Lulzim Basha për përjashtimin nga PD të mbështësve të ish kryeministrit Sali Berisha. Sipas Spahos, politika e përjashtimeve e ndjekur nga Basha është e turpshme. Ai i ka cilësuar vendimet e Bashës, nul.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Kjo politika e përjashtimeve në vitin 2022 ka qenë e turpshme. Një parti që ka lindur si parti e fjalës së lirë përjashton anëtarët e saj, ata që mendojnë ndryshe nga ai që pretendon se është kryertar i PD. Të njëjtën politikë po zbaton Basha, të njëjtën politikë si në kohën e diktaturës, sepse njerëzit mendojnë ndryshe nga ai. Vendimet e tij janë nul”, u shpreh Spaho.