Kandidatja e koalicionit Bashkë Fitojmë për Bashkinë e Korçës Ledina Alolli ka prezantuar projektin e saj, duke kërkuar votëbesimin e qytetarëve për të përmbysur “traditën”.

 

Në një intervistë për Vizion Plus ajo tha se është takuar me njerëzit në çdo rrugë e cep të qytetit, duke u premtuar atyre që në mandatin e parë do të bëjë të mundur termizolimet e pallateve, institucioneve arsimore dhe banesave private.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ajo shtoi se për realizimin e këtij projekti fondet do të merren nga mirëmenaxhimi i të ardhurave të bashkisë, si dhe projekteve.

 

Jemi çdo ditë në terren për të takuar njerëz, në çdo rrugë. Kemi diskutuar, kemi marrë problematikat e tyre dhe kemi prezantuar shtyllat tona, për të sjellë një qeveri të re në Korccë për një të ardhme më të mirë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kemi prezantuar termoizolimin për të gjithë korccarët para dy ditësh.

 

Procesi ka nisur aktualisht nga drejtuesi aktual, por janë termoizoluar vetëm 12 pallate në këto kohë. Ne do termoizolojmë të gjitha banesat që nga pallatet, banesat private dhe institucionet. Ne do mirëmenaxhojmë buxhetin e bashkisë, i cili do jetë transparent dhe projekteve. Ky projekt do nisë sa më parë me pallatet më të vjetër, e më pas me shkollat e kopshtet e më pas me banesat private.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ne premtojmë që do sigurojmë termoizolimin që në mandatin e parë.