I Ngarkuari me Punë i Ambasadës Amerikane në Shqipëri, David Wisner ka mbajtur fjalën e tij gjatë ceremonisë inauguruese të bazës ajrorëe të NATO-s në Kuçovë.

Ai tha se kjo dëshmon përkushtimin e Shqipërisë ndaj Aleancës, teksa e përgëzoi vendin për këtë arritje.

“Është një nder i veçantë të jesh këtu për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. E përgëzoj Shqipërinë në përurimin e bazës së parë të NATO-s në Ballkanin Perëndimor. Ky është një gur kilometrik në përkushtimin e Shqipërisë në parimet e NATO-s. Që nga pushimi i i Ukrainës nga rusia NATO është rritur si simbol i angazhimit tonë. Përgëzoj dëshirën e Shqipërisë për të zgjeruar më tej bashkëpunimin me NATO-n”,  tha Wisner. /vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";