Kryeministri Edi Rama  në konferencën e përbashkët për mediat me presidentin francez Emanuel Macron foli edhe për procesin e integrimit në BE për vendet e Ballkanit Perëndimor.

 

Rama tha se duhet të vijojnë procedurat për zgjerimin e Unionit dhe se vendet e Ballkanit Perëndimor po bëjnë detyrat.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

T’u japim vendeve të Ballkanit Perëndimor, mundësinë e Bashkimit me Europën. Procesi i integrimit në këndvështrimin tij duhet të vazhdojë në meritën e çdo vendi, por nuk duhet lënë që të bëhet një arsye për ankth dhe pasiguri në raport me vendet tona. Zgjerimi i Bashkimit Europian nuk duhet të pengojë ribashkimin e Europës. Presidenti do të ndërtojë dy binarë të një treni, vendet do bëjnë detyrat e shtëpisë dhe BE-ja duhet të reformohet sëbrendshmi”, tha më tej Rama.