Presidenti Bajram Begaj deklaroi se nuk mbështet asnjë Republikë Srpska në Kosovë. Këtë deklaratë, Begaj e bëri gjatë konferencës së përbashkët me homologun e tij austriak, Van Der Bellen.

 

Presidenti i Shqipërisë shtoi se dialogu është e vetmja formë për zgjidhjen e konflikteve mes Serbisë dhe Kosovës.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

“Për ne Kosova është e një rëndësie prioritare. Diskutuam rreth procesit të marrëveshjes dhe aneksit të saj në Ohër. Është përshëndetur nga ana ime se fqinjin nuk e zgjedhim ne, është aty dhe mosmarrëveshjet zgjidhen përmes dialogut. Dialogu është e vetmja rrugë. Në asnjë rast nuk do të pranoja që të kishte Republikë Srpska në Kosovë dhe mesa di nuk është mbështetur as nga SHBA. Është e rëndësishme të vendoset paqe mes Kosovës dhe Serbisë dhe për të punuar fort që rajoni të integrohet në BE”, tha Begaj.

 

Nga ana tjetër presidenti austriak tha se marrëveshja e arritur në Ohër mes dy vendeve nuk duhet nënvlersuar. Ai shtoi se dialogu është i vështirë, por pa një marrëveshje Kosova dhe Serbia nuk mund të kenë të ardhme drejt BE.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

“Siç e dini, në fakt u bë një lloj marrëveshje por në mungesë të një nënshkrimi zyrtar nga pjesëmarrësit. Megjithatë kjo patjetër që është një afrim në këtë proces, i cili s’duhet nënvlerësuar. E kam parë nga afër se Vuçiç dhe presidentin e atëhershëm të Kosovës në Austri që kanë bërë biseda dhe prej asaj kohe kishte goxha përparësi që folën së bashku, ndonëse nuk arritën rezultate. Dialogu është shumë i vështirë por janë të ndërgjegjshëm që pa marrëveshje, të dy vende s’do kenë të ardhme drejt BE”, tha presidenti austriak.

 

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kreu i Shtetit, Bajram Begaj priti këtë të hënë në Presidencë homologun e tij austriak, Van Der Bellen.  Dy krerët e shteteve vlerësuan partneritetin mes dy vendeve dhe theksuan vijimin e bashkëpunimit mes tyre.