Presidenti i republikës, Bajram Begaj, bëri apel për qetësimin e situatës në veri të Kosovës.

 

Gjatë një konference për shtyp me homologen hungareze, kreu i shtetit shqiptar theksoi se dhuna ndaj KFOR është e papranueshme, por presidenti vuri në dukje se dhe Beogradi dhe Prishtina zyrtare ka përgjegjësi për moszbatimin e marrëveshjes së Ohrit.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

BAJRAM BEGAJ

 

PRESIDENT I REPUBLIKES

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Keqpërdorimi i popullatës serbe në veri të Kosovës dhe dhuna e ushtruar ndaj Trupave Paqeruajtëse të KFOR-it dhe medias është e patolerueshme, e pajustifikueshme. Asnjë pretekst nuk mund të nxirret për të justifikuar asnjërën nga palët për moszbatimin e marrëveshjes së dakordësuar publikisht në Bruksel dhe anekseve të saj në Ohër. Prandaj mendoj që, në këtë moment nevojitet një çtensionim i situatës, të tregohet maturi dhe durim, dhe t’i shërbehet zgjidhjes së problemit dhe te jetë busulla e orientimit të të dy vendeve për arritjen e asaj marrëveshjeje që është dakordësuar.”

 

Aktualisht Hungaria ka 400 ushtarë që shërbejnë në Kosovë, 20 prej të cilëve kanë mbetur të lënduar gjatë ngjarjeve të fundit në Kosovë dhe presidentja e Hungarisë, Katalin Novak, bëri apel për uljen e tensioneve.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

KATALIN NOVAK

 

PRESIDENTE E HUNGARISE

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Unë jam shumë e shqetësuar për situatën në Kosovë. Shpresoj që të gjithë ta kuptojnë që ulja e tensioneve është zgjidhja e vetme.’

 

Edhe gjatë mesazhit para deputetëve, presidentja e Hungarisë përsëriti mesazhin që Kosova e Beogradi duhet të punojnë për qetësimin e situatës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";