Behar Bajri do t’i dorëzohet drejtësisë shqiptare, dy muaj pas arrestimit të tij në kufirin franko-gjerman. Autoritetet kanë arritu në një marrëveshje me shtetin francez për të bërë të mundur ekstradimin e emrit të njohur për drejtësinë në Shqipëri.

 

Mësohet se Bajri do të mbërrijë në Shqipër mbrëmjen e kësaj të marte, në ora 22:00, në aeroportin e Rinasit.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Bajri është emër i lakuar në një sërë ngjarjesh të rënda kriminale, ku së fundmi doli në përgjimet e dosjes “Metamorfoza”. Po ashtu, ai akuzohet si autor i vrasjes së 15- vjeçares, Fabiola Bajri dhe shtetasit Arben Tuzi, ngjarje këto të vitit 2002.