Nga arratia përmes avokatëve të tij, ish-numri dy i qeverisë Arben Ahmetaj ankimon në Gjykatën Kushtetuese kontrollin e banesës së bashkëjetueses. Ai kërkon shfuqizimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme, të lëna në fuqi nga Apeli dhe Gjykata e Lartë.
Sipas ankimit, kontrollet janë në papajtueshmëri me ligjin dhe antikushtetuese, pasi nuk ka patur autorizim nga Kuvendi, sepse në njërën nga banesat jetonte edhe vetë Ahmetaj që gëzonte mandatin e deputetit. Mbrojtja rëndit katër pika pse e konsideron të paligjshëm kontrollin e banesave. Nga Kushtetuesja Ahmetaj kërkon shfuqizimin e e vendimit të Gjykatës së Lartë dhe dërgimin e çështjes për rigjykim në Apel.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";